Osmani takon shefin e EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

PRISHTINË, 29 prill/ATSH/ Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
Siç njofton Zyra e Presidencës, të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, në kuadër të mandatit teknik të këtij misioni për monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie.
“Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunim konstruktiv me EULEX-in, në funksion të forcimit të rendit kushtetues dhe të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.
/KosovaPress/