E Premte, 6 Nëntor 2026

SPANJË - Pak ditë pas përplasjes vdekjeprurëse të trenit jep dorëheqjen ministri i Trasportit - ATSH -

MADRID, 4 nëntor /ATSH/ – Ministri spanjoll i Transportit, Oscar Puente, ka dhënë dorëheqjen – gjashtë ditë pas përplasjes së trenave me shpejtësi të lartë, ku humbën jetën të paktën 69 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, shkruan BBC.

Ai e bëri të ditur vendimin e tij në Kongres, pasi dha dëshmi lidhur me katastrofën e së mërkurës së kaluar pranë qytezës Urda, në jug të kryeqytetit Madrid, ku një tren u përplas me pjesën e pasme të një treni tjetër që qëndronte i palëvizshëm.

“Një ministër i Transportit në një vend si Spanja nuk mund të qëndrojë në detyrë pas dy aksidenteve të kësaj shkalle serioziteti brenda më pak se një viti,” tha ai – duke iu referuar përplasjes së janarit në të njëjtën linjë, e cila la pas 46 të vdekur.

Aksidenti i javës së kaluar ishte një nga katastrofat hekurudhore më të rënda në historinë moderne të Evropës, si dhe aksidenti më i rëndë në Spanjë që nga viti 2013.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›