STOKHOLM – Suedia dërgon personel ushtarak në Groenlandë me kërkesë të Danimarkës

STOKHOLM, 14 janar /ATSH-AFP/ – Suedia do të dërgojë personel ushtarak në Groenlandë me kërkesë të Danimarkës për të marrë pjesë në forcimin e sigurisë së territorit autonom, siç është premtuar nga Kopenhaga, njoftoi sot kryeministri suedez, Ulf Kristersson në X.
Trupat që do të vendosen do të përgatisin hapat e ardhshëm në stërvitjen daneze ”Operacioni Arktik i Qëndrueshmërisë”.
”Suedia po dërgon personel ushtarak me kërkesë të Danimarkës”, shpjegoi ai.
”Ata janë pjesë e një grupi personeli ushtarak nga disa vende aleate”, theksoi kryeministri suedez, Ulf Kristersson në X./ a.jor.