E Diel, 1 Nëntor 2026

Sa dënohet inçesti në Shqipëri? Avokati: Vetëm 7 vite, ligjvënësi është treguar i butë

Abuzimi seksual i babait me vajzën e mitur ishte një tjetër ngajrje e rëndë që prodhoi vendi ynë dy ditë më parë.

Për të folur për këtë fenomen negativ dhe monstruoz në shoqëri u diskutua mbrëmjen e sotme në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

I ftuar në studio avokati Altin Kaziaj tha se lidhur me këtë krim, Kodi Penal shqiptar parashikon vetëm 7 vite dënim. Sipas tij në këtë situatë është e nevojshme rishikimi i ligjit dhe rritja e dënimit.

Pjesë nga biseda:

Kaziaj: Mediat abuzojnë në këtë prizëm. Duhet ëvmendje maksimale për të mbrojtur të drejtat e  fëmijëve. Në fund të fundit ai person deri sa ka mbajtur një dhunë të karakterit seksual, ka mbajtur edhe dhunë të karakterit dhunues. Unë mendoj që ligjvënessi shqiptar është i butë.

Borakaj: Sa dënohet?

Kaziaj: Vepra është parashikuar në nenin 106 të Kodit Penal dhe është deri në 7 vjet.

Borakaj: Deri në 7 vjet?

Kaziaj: Janë shumë pak 7 vite. Jo vetëm që janë pak, dhe si rregull burgimi i personit ka si qëllim rifutjen dhe riedukimin e personit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›