Salianji-Berisha, përplasje kokë më kokë/ Kreu i PD: Mos shkoni në takimet e tij, i organizon Benet Beci

PD si nje film tragji-komik, kete fundvit. Kryetari Berisha dhe i veteperjashtuari Salianji u perplasen koke me koke kete te shtune ne te njejten orë, nga dy cepa skajorë.
Salianji për foltoren e radhës me demokratët zgjodhi Shkodrën, kurse doktori për serialin e tij një kinema në Korçë.
Në distancë, të dy kishin nga një paralajmërim.
Doktori nuk paralajmëroi Salianjin për vijat e kuqe, por demokratët që I shkojnë pas. Në mesazhin dërguar nga PD në Shkodër, iu kërkua demokratëve të mos marrin pjesë në takimin e ish-deputetit, me argumentin se organizohet nga Benet Beci.
Salianji e mohoi, dhe kujtoi se Benet Beci para se të bëhej kryebashkiak I Ramës, ka qene drejtor i Berishës.
Salianji: Nga dje pasdite, Një mesazh që është bërë rutinë në çdo takim, që bën thirrje që në rastin e Shkodrës nga Benet Beci apo grupe kriminale. Ju bëjnë thirrje vetëm që mos takohemi me njëri-tjetrin. E kanë kot kolltukofagët, nuk do ia dalin. Benet Beci ka qenë drejtor i PD më parë, dhe këtë po themi ne që mos bëjmë më gabime.
Paralajmërimin e kishte për vetë Berishën. Kur nuk iu tremb burgut, nuk i frikësohet as përjashtimit.
“E vjetra ka dështuar, ka folur shumë e ka vepruar pak, është mbyllur në interesa të ngushta. Shihni pak PD. PD ka një statut, dhe ska përjashtim. Por për shkak se zyrtarë të PD, rrogëtarë e përfitues nuk iu vjen mirë që funksionon ta mbajnë me punë, por me qyl, shpikin vetëpërjashtim, ka vetëpërfshirje, ka përballje. . Personalisht, presionin nuk e njoh. Smë ka bërë dot presion Edi Rama aty në burg. “
Kurse doktori në Korçë nuk kishte kthyer mendje, vija e kuqe mbetet e kuqe.
“Thashë dhe njëherë, kur na kanë provokuar në shkallën më ekstreme, kemi ditur tu tregojmë vendin. Ka njerëz që vendosin interesin e tyre mbi idealin e partisë. Kanë tejkaluar vijat e kuqe. Pastaj ndiq projektin tënd. Të jeni të sigurt, janë të pakët këta.”
Telenovela e nisur këtë fund 2025, duket se do të vijojë edhe në 2026. Nga njëra anë Sali Berisha mbledh militantët e tij të përjetshëm, kurse Salianji mbledh demokratë të lodhur nga Sali Berisha.
Pyetja është, a do të ketë kjo histori një fund të lumtur për PD? / abcnews.al /