Salianji: Gjetjet për TMIS-in shkarkuan ministrin Balla dhe ish- ministrin Çuçi

Ndryshimet në qeveri të paralajmëruara nga kryeministri, Edi Rama, janë komentuar të dielën edhe nga deputetë të PD-së. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nëpërmjet një postimi tha se nuk bëhet fjalë për asnjë ndryshim në qeveri, pasi e njëjta mendësi totalitare, i njëjti rast i përzierjes së punëve të shtetit me partinë, duke çimentuar partinë-shtet!
“E njëjta metodologji përçmimi për interesin publik, duke ndryshuar emra dhe fytyra vetëm për makiazh dhe interesa okulte dhe asnjë kriter performancë apo llogaridhënie!”, shkruan Salianji.
Sipas tij, i njëjti interes bën që gjetjet e Komisionit Hetimor për TIMS të zbresin shkarkojnë politikisht dy ish ministrat Balla dhe Çuçi, jo se u shkatërrua “TIMS”, por menaxhimi i keq i vjedhjes dhe manipulimit të sistemit TIMS duket që nuk u kapërdi.
“Gjetjet e shkeljeve në emërime, manipulimi, ndërhyrja, aksesi i pautorizuar dhe paaftësia e ministrave për ti fshehur këto abuzime i çoi të dy në gijotinë politike”, tha Salianji.
/rtsh.al/