Salianji në Shkodër, Berisha në Korçë/ “Përplasja” e orareve, strategji apo…?

Demokrati Ervin Salianji do të ndalë sot foltoren e tij të takimeve në Shkodër.
Ishte vetë ish-deputeti që njoftoi përmes një njoftimi në rrjetet sociale takimin me demokratë, në orën 18:00.

Por vetëm dy orë më pas, kryetari i PD-së, Sali Berisha njoftoi një takim në Korçë, po në të njëjtin orar me takimin që do të mbajë Salianji.

Rastësi kjo përplasje oraresh apo strategji e Berishës për të sfumuar takimin e Salianjit?
Kujtojmë se, pak ditë më parë, në një komunikim me mediat, kreu i PD do të shprehej se, “Salianji sot është një njeri që ka kaluar linjat e kuqe”.
Ndërsa gjatë protestës kombëtare të Opozitës para Kryeministrisë, Salianji do të deklaronte: “Mua nuk më përjashton dot asnjë njeri sot nga partia, është për të përjashtuar Ramën. Kam ardhur me mbështet të PD, unë jam në PD dhe do të jem në PD”.