Salla: Mbi 34 mijë tonë produkte bujqësore u eksportuan në gusht

TIRANË, 26 shtator/ATSH/ Eksportet e produkteve bujqësore vijojnë të kenë rritje falë investimeve në këtë sektor dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të fermerëve nga qeveria.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në një postim në rrjetet sociale ndau statistikat zyrtare sipas të cilave eksportet e produkteve bujqësore gjatë muajit gusht 2025 arritën në 34,455 tonë, duke shënuar një rritje prej rreth 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Kjo është prova se toka jonë pjellore, përkushtimi i fermerëve dhe vizioni i mbështetjes së shtetit po kthehen në një forcë të prekshme ekonomike, që mbërrin në tregjet ndërkombëtare si garanci cilësie dhe histori suksesi, duke forcuar çdo ditë e më shumë markën”, theksoi Salla.
Sipas shifrave të publikuara nga ministri Salla, në gusht të 2024 u shënuan 31 108 tonë produkte bujqësore të eksportuara jashtë vendit.
Eksporti i prodhimeve shqiptare po zgjerohet gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend.

/k.s/j.p/