Salla, takim me bletarët dhe prodhuesit e agrumeve në Xarrë

TIRANË, 29 prill/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi një takim me bletarët dhe prodhuesit e mandarinave në zonën e Xarrës, në Sarandë, një nga zonat që kryeson prodhimin e agrumeve në vend.
Në takim u diskutua mbi përfitimet konkrete të kompensimit 10% të autofaturës, si një instrument që ul kostot dhe rrit formalizimin e sektorit.
Ministri informoi po ashtu mbi mundësitë e reja që sjell Skema Kombëtare e Mbështetjes për fermerët dhe blegtorët.
Salal theksoi se përmes rritjes së mbështetjes dhe uljes së pragjeve zgjerohet aksesi në financim duke forcuar zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
/m.m/a.f/r.e/