E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i Diasporës në Tiranë, më 13 prill Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

Tirana do të mirëpresë Samitin e Diasporës për të katërtin vit radhazi në datat 13, 14 dhe 15 prill.

Kryeqyteti do të bëjë bashkë edhe një herë tjetër shqiptarët nga anë e mbanë bota, të cilët jetojnë e punojnë përtej kufijve, por pa harruar asnjëherë rrënjët e tyre.

Mbrëmjen e së hënës, më 13 prill, ora 18.00 do të mbahet Ceremonia e Mirëseardhjes në  Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Një mbrëmje me muzikë shqiptare që do të shërbejë si pikëtakimi i parë, për t’u kredhur në kujtesën tonë të përbashkët, për të vlerësuar kontribute të spikatura e frymëzuese.

Historitë njerëzore që do të nderohen janë reflektim i shpirtit krijues dhe inovues jo vetëm i shqiptarëve kudo që ata ndodhen, por edhe i të huajve dashamirës të rrezatimit të Shqipërisë dhe Diasporës së saj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›