Saranda, destinacioni i preferuar turistik. Turistët vendas zgjedhin bregdetin për pushime

Bregdeti i Sarandës ose i quajtur ndryshe Perla e turizmit shqiptar po mirëpret çdo ditë e më tepër turistë nga mbarë bota, por pa harruar edhe ata vendas ,të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri.
Pushues të shumtë vendas po shijojnë plazhet e kristalta në këto ditë të nxehta korriku dhe shprehen se do të qëndrojnë ditë pasi Saranda përveç plazheve të bukura ka një kulinari të shumëllojshme, objekte historike dhe vende të mrekullueshme për tu vizituar.
Gjatë viteve të fundit Shqipëria por kryesisht bregdeti jugor ka zënë një vend tepër të rëndësishëm në mediat ndërkombëtare ,duke bërë që shumë turistë të zgjedhin të pushojnë në vende si Saranda, Ksamili e shumë të tjerë.
Gazetare L.Fili
/rtsh.al/