E Hënë, 2 Nëntor 2026

Saranda ndez dritat e festave të dhjetorit

Me një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me emocion, qyteti bregdetar i Sarandës ka ndezur mbrëmjen e sotme dritat festive që shënojnë nisjen e sezonit të fundvitit.

Kryeministri Edi Rama bëri publike videon e ceremonisë së ndezjes së dritave në Sarandë, duke ndarë atmosferën festive dhe dekorin shumëngjyrësh të qytetit bregdetar.

Në ceremoninë e organizuar në Shëtitoren buzë detit mori pjesë kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, i cili uroi të gjithë qytetarët për festat.

Së bashku me fëmijët e pranishëm, ai bëri numërimin mbrapsh për ndezjen e dritave, duke krijuar një skenë festive që u shoqërua me duartrokitje dhe gëzim.

Ndriçimi i pemës gjigante të Krishtlindjes, dekorimet shumëngjyrëshe dhe tregu festiv në shesh krijuan një atmosferë të veçantë, duke mbledhur familje, të rinj dhe vizitorë që po shijojnë ditët e para të festimeve.

Grupe këngëtarësh, numra akrobacie dhe kori i fëmijëve dhuruan spektakël për qindra qytetarë të pranishëm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›