“S’bëhet PD me Berishën”, Prençi: Flamur Noka s’di kur u ngrit flamuri

Shemsi Prençi, eksperti i kriminalistikës tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se Partia Demokratike me në krye Sali Berishën dhe krah të djathtë Flamur Nokën, nuk është një prespektivë e duhur e opozitës për të ardhmen.
Ai sulmoi Nokën, pas gafën që bëri për festat e Nëntorit.
Prençi: PD dhe çdo iniciativë e re brenda Partisë ka nevojë për prezencën e zotit Oketa sepse nuk është etiketuar për asgjë negative. Ne rast se ne mendojmë për ta parë prespektivën e opozitës shqiptare të Sali Berishës, me gjithë respektin, por kur në krah mban një njeri që s’di kush e ka ngritur flamurin në Vlorë, Skënderbeu apo Ismail Qemali, më mire mos e mbaj më.
Çfarë tha Flamur Noka?
“PD në këtë ditë të shenjtë për kombin, uron gëzuar këtë ditë të madhe çdo shqiptari. Është 28 nëntori dita kur Skëndërbeu ngriti flamurin në Vlorë…kur Skëndërbeu ngriti flamurin në Krujë. Është dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe është dita kur u çlirua Shqipëria”.
/vizionplus.tv