Balla: PS s’do të sjellë kandidatë për Avokat të Popullit, do të vlerësojmë propozimet e opozitës

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se nuk do të propozojnë asnjë kandidat për Avokat Populli.
Ai theksoi se do të shqyrtohen kandidaturat nga opozita dhe më pas do të vendosin se cilin emër do të mbështesin.
“PS nuk do propozojë asnjë kandidat për Avokat të Popullit. Do vlerësojmë kandidaturat që janë mbëshetura me firma nga opozita. Më pas do vendosim se cilën kandidaturë do mbështesim. Ligji për avokatin e popullit nuk imponon kushtin që një deputet të firmosë vetëm për një kandidat. Pasi të kemi shqyrtuar në grupin parlamentar do të vendosemi se cilën kandidaturë do mbështesim. Do tyë shprehemi pasi të përmbyllet afati.
Unë prandaj po bëj këtë komunikim me ju. Është më e mira e mundshme, në këto kushte, të votojmë një nga kandidaturat e propozuara nga opozita.
Unë nuk i kam parë të gjitha kandidaturat. Pasi të kemi listat e plota të kandidaturave,pasi komisoni të vlerësohen nëse i kanë përmbushur kriteret.
Nuk kemi asnë komunikim me grupin paralamentar të PD. Ai fakt është që ne nuk po investohemi me mbështetje. Shpresoj që PD, kandidatët që ka mbështetur me firma, t’i mbështesë edhe në seancë plenare. Dua që kuvendi të zgjedhë një Avokat Populli nga opozita dhe të mbështetur nga qeveria. Ne duam të ecim me një traditë të konsoliduar parlamentare”, theksoi ai.