E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca plenare e ditës së sotme, dy interpelanca me kreun e qeverisë të thirrura nga PD dhe Partia Mundësia

Dy janë interpelancat e parashikuara këtë në seancën plenare të kësaj të enjteje, 4 qershor, që pritet të nisë në orën 10:00. Bëhet fjalë për interpelanca me kryeministrin, të kërkuara nga deputetë të opozitës, nga një grup ligjvënësish demokratë, por edhe nga deputetët e Partisë Mundësia, Erlad Kapri dhe Agron Shehaj.

Por në rendin e ditës është parashikuar edhe interpelanca me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, por edhe me ministrat, përkatësisht të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, dhe me shefin e diplomacisë shqiptare, Ferit Hoxha.

Interpelanca me Ministrin e Infrastrukturës është kërkuar nga deputetët demokratë Kliti Hoti dhe Gjin Gjoni, të cilët kërkojnë shpjegime për gjendjen e rrugëve në veri të vendit dhe projektet në Shkodër, teksa ajo me Ministrin e Jashtëm, Ferit Hoxha, është kërkuar nga deputeti i Mundësisë, Erlad Kapri, në lidhje me ecurinë e procesit të integrimit në BE.

Sakaq, punimet e sotme të Parlamentit kanë në fokus edhe ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Polonisë në lidhje me sigurimet shoqërore, por edhe projektligjin për nënproduktet me origjinë shtazore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›