E Diel, 1 Nëntor 2026

Seanca plenare, ministrat e rinj votohen sot në Kuvend

Në seancën plenare të kësaj të enjteje pritet që të votohen ministrat e rinj të qeverisë, pas ndryshimeve të dekretuara një ditë më parë nga presidenti Bajram Begaj.

Emërimet dhe shkarkimet u propozuan nga kryeministri Edi Rama në kuadër të riorganizimit të kabinetit qeveritar.

Sipas procedurës parlamentare, mazhoranca socialiste pritet të kërkojë fillimisht ndryshimin e rendit të ditës, në mënyrë që të hidhen në votim dekretet e kreut të shtetit për emërimet e reja. Presidenti Begaj firmosi ditën e djeshme gjithsej 13 dekrete, që përfshijnë gjashtë shkarkime dhe shtatë emërime në poste ministrore.

Ndryshimet në qeveri u paralajmëruan nga kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Partisë Socialiste të 26 shkurtit, ku u vendos edhe shkarkimi i Belinda Ballukut nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi erdhi pasi Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë la në fuqi pezullimin e saj nga detyra nga Gjykata e Posaçme (GJKKO).

NDRYSHIMET NË KABINETIN QEVERITAR

Emërohen në detyrë:

-Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;

-Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

-Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;

-Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;

-Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;

-Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

-Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Largohen nga qeveria

-Belinda Balluku si Zëvendëskryeministre dhe Ministre i Infrastrukturës dhe Energjisë;

-Elisa Spiropali si Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme;

-Pirro Vengu si Ministër i Mbrojtjes;

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›