Sektori i veshjeve dhe këpucëve në vështirësi, aktorët e tregut kërkojnë mbështetje nga institucionet

Shoqata “Pro-eksport Albania” ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë në sektorin e manifakturës së veshjeve dhe këpucëve, duke e cilësuar situatën dramatike dhe me ndikim të madh social e ekonomik për shkak të mijëra vendeve të punës që mbështet.
“Sektori po përballet me një krizë të paprecedentë këto 30 vite, e shkaktuar nga efekti i kursit të këmbimit, rritja e kostove dhe pa asnjë mbështetje nga ana e qeverisë”, tha Edvin Prence, kryetari i PEA-së.
Ata kanë renditur disa kërkesa që ia kanë drejtuar qeverisë.
“Ajo që është kërkuar është fiksimi i një kursi këmbimi për eksportuesit, e cila është e monitorueshme në kohë reale”, tha Prence.
Sektori paralajmëron se, në mungesë të një reagimi nga institucionet, do të ndërmarrë veprime konkrete për të mbrojtur interesat e tij.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/