E Martë, 3 Nëntor 2026

Sekuestrohen 54 600 euro të padeklaruara në Portin e Vlorës, në hetim 43-vjeçari

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Një 43-vjeçar është vënë në hetim nga policia e Vlorës pasi tentoi që të hynte në territorin e Shqipërisë, me 45 600 euro të padeklaruara. Policia njoftoi se shuma e parave u sekuestrua.

Policia bëri me dije se “specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. R., 43 vjeç, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin e tij tip furgon, u gjetën 45 600 euro që ai synonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›