E Martë, 3 Nëntor 2026

Sekuestrohen armë zjarri e municion luftarak në Shkodër

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ Në kuadër të operacionit policor të koduar “Precedenti”, në Shkodër, janë sekuestruar 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator, municion luftarak dhe doza kokaine.

Policia njoftoi sot se gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në fshatin Kryebushat, shtetasi Gj. M., 42 vjeç.

“Nga kontrolli në automjet, iu gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak. Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›