E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen pronat e një Call Center në Fier, hetim për mashtrim dhe pastrim parash

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit E.Sh., i cili po hetohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari kriminale”, sipas neneve 143, 180 dhe 287 të Kodit Penal.

Hetimet kanë zbuluar se E.Sh., përmes një aktiviteti “Call Center” në qytetin e Fierit, dyshohet të ketë përfituar vlera monetare të konsiderueshme, të depozituara në llogari bankare pa justifikim për origjinën e tyre ligjore, dhe më pas investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Këto veprime dyshohet se kanë pasur për qëllim fshehjen e burimit të paligjshëm të parave.

Në kuadër të hetimeve, ndaj E.Sh. janë caktuar masa sigurimi personal me karakter shtërngues dhe sekuestron preventive mbi një njësi me sipërfaqe 230 m² dhe një apartament 100 m² në Fier, për të parandaluar transferimin e pasurive dhe për të siguruar efektivitetin e hetimeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›