E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sekuestrohet “Ferrari” në Tiranë, dyshohet se është përfituar nga trafiku i drogës në Turqi

Një automjet tip “Ferrari”, me vlerë 600 mijë euro, është sekuestruar në Tiranë nga polica, pasi dyshohet se është përfituar nga trafikimi i lëndëve narkotike në Turqi.

Tre persona u vunë nën hetim, mes të cilëve edhe 30-vjeçari E. V.,  i dënuar më parë në Turqi, për trafikim të lëndëve narkotike.

Ishte ai që po drejtonte mjetin në momentin e ndalimit nga efektivët e forcave “Shqiponja”, ndërsa sipas policisë “ai ia kishte lënë në pronësi automjetin, me qëllim shmangien e gjurmimit, 36-vjeçarit S. Ll.”.

Gjithashtu për të mos lënë gjurmë, mjetin luksoz tip “Ferrari” është sjellë në Shqipëri nga 30-vjeçari A.L., për llogari të 30-vjeçarit të dënuar për trafik droge.

Policia vijon hetimet për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 30-vjeçari E. V. ose të afërmve të tij, që mund të jenë përfituar nga veprimtaria e tij kriminale, në Turqi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›