E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohet “Lamborgini Urus”, makina me vlerë 160 mijë euro në pronësi të Sahit Shpataj

Policia e Tiranës ka sekuestruar një  makinë “Lamborghini Urus” në pronësi të 34-vjeçarit Sahit Shpataj.

Ky i fundit rezulton me precedentë penale për disa vepra, ndër to edhe për vjedhje duke përvetësuar padrejtësisht detyrën shtetërore.

Për të fshehur të ardhurat që dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Sahit Shpataj  e kishte regjistruar mjetin luksoz me vlerë rreth 160 mijë euro  në emër të një kompanie ndërtimi.

34-vjeçari, i cili jeton kryesisht në Amerikën Latine, ka refuzuar t’i ndalojë dy herë policisë për kontroll. Por së fundmi ai është ndaluar dhe i është nënshtruar verifikimeve.

Sahit Shpataj është arrestuar më herët për vjedhje e mashtrim si dhe për dhunë në familje./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›