E Diel, 1 Nëntor 2026

Iu sekuestrua makina “Lamborghini Urus”, ky është pronari i mjetit luksoz, hiqej si polic dhe zhvaste qytetarët

Një mjet tip “Lamborghini Urus”, me vlerë 160 mijë euro është sekuestruar pas një operacioni të finalizuar nga policia e Tiranës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin dhe Pastrimit të Parave.

Mjeti luksoz ishte në pronësi të një 34-vjeçari me precedent për disa vepra penale, ndër to, vjedhje nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës shtetërore.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar foton e 34-vjeçari Sahit Shpataj, i cili për të fshehur të ardhurat e tij që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale kishte regjistruar mjetin luksoz në emër të një kompanie.

Sahit Shpataj i cili jeton përgjithësisht në Amerikën Latine, ka refuzuar t’i ndalojë dy herë policisë për kontroll.

Por së fundmi blutë pasi e kanë ndaluar kanë konstatuar se Lamborgini ishte i regjistruar në emër të një kompanie private, administratori i së cilës është vënë nën hetim.

Sipas policisë kjo është bërë për të justifikuar vlerën dhe origjinën e parave.

Sahit Shpataj rezulton i arrestuar në vitin 2014, pasi hiqej si polic dhe u merrte para qytetarëve.

Në vitin 2024 është arrestuar për dhunë në familje pasi ka dhunuar bashkëjetuesen, e cila është pajisur më pas me urdhër mbrojtjeje./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›