E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohet telefoni i zyrtarit, nënkryetari i bashkisë së Pukës dyshohet për krime zgjedhore

Prokuroria e Posaçme i ka sekuestruar celularin nënkryetarit demokrat të bashkisë së Pukës, Ndue Suma.

Sipas burimeve, shkak për vendimin është bërë një hetim i SPAK për krime të dyshuara zgjedhore në këtë qytet.

Prej 11 majit, por edhe më herët, SPAK-u ka zhvilluar një sërë aksionesh të ngjashme edhe në qytetet e tjera të vendit: Shkodër, Durrës, Elbasan e Fier për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat për të cilët ka dyshime se janë të përfshirë korrupsion zgjedhor./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›