Selenicë/ Arrestohet mësuesi i edukimit fizik, dyshohet se ka ngacmuar nxënëset

Një mësues i edukimit fizik në Selenicë është ndaluar nga policia e Vlorës, i dyshuar për ngacmim seksual të nxënësve. 35-vjeçari është kallëzuar nga 7 nxënëse të të moshave 14–17 vjeçe në drejtori, ndërsa më pas Zyra Arsimore Selenicë ka njoftuar policinë. Paraprakisht mësuesi dyshohet se edhe u ka shkruajtur dhe ngacmuar me fjalë vajzat në ambientet e shkollës.
U ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik në një shkollë, pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.