E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish dhunë brenda familjes, në pranga një 43 vjeçar në Vlorë

Pas incidenteve ekstreme në Fier dhe në Dibër ka ardhur një tjetër rast dhune brenda familjes në vendin tonë. Një 43 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës me akuzën e dhunës në familje, pasi ka goditur me mjete të forta gruan e tij duke i shkaktuar plagë dhe hematoma.

Jaup Dervishaj u vu në prangat e forcave të rendit pasi dhunoi bashkëshorten e tij me inicialet M.D. madje konflikti arriti përmasa të tjera kur 43 vjeçari qëlloi dhe me armë zjarri në ajër. Mësohet se policia ka sekuestruar një çifte ndërsa ka ndaluar dhe agresorin.

Dy ditë më parë në Fier, Arben Muho me precedent penalë dhunoi gruan e tij duke i marrë jetën, me arsyen e çmendur se kishte dalë pa leje nga shtëpia. Pas këtij akti ekstrem, në Dibër, një 40 vjeçar në fshatin Ostren rrahu me mjete të forta gruan dhe dy vajzat e tij, të treja invalide. Fluturim Karabrahimi shkoi në banesën e tij në gjendje të dehur duke humbur kontrollin dhe duke sulmuar fizikisht bashkëshorten, dhe u ndaluanga policia

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›