Serxho Ujka shënon golin e parë në Belgjikë

TIRANË, 11 gusht/ATSH/ Serxho Ujka realizoi golin e parë në kampionatin belg.
Mesfushori shqiptar ishte protagonist në fitoren 3 – 2 të Zulte Varenhem në fushën e Aderletit të drejtuar nga Besnik Hasi.
Ujka shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 69-të. Ai u vlerësua si më i miri i sfidës nga “Sofaskor” dhe u përfshi në formacionin ideal të javës së tretë.
Serxho Ujka u transferua këtë verë nga Egnatia te Zulte Varenhem.
/gj.m/r.e/