Sezoni turistik/ “Shqipëria të mos ndjek shembullin e çmimeve të Malit të Zi dhe Kroacisë”

Vendet fqinjë si Mali I Zi dhe Kroacia kanë nisur këtë sezon turistik me një rritje të ndjeshme të çmimeve, si në njësitë akomoduese ashtu edhe në baret dhe restorantet.
Rritja luhatet nga 30-50 % dhe në Malin e Zi. Kjo rritje ka adhur nga rritja e taksave.
Xhimi Lama operator tustik dhe pjesë e Unionit të Operatorëve gjatë një interviste në Vizon Plus tha se Shqipëria nuk duhet të ndjekë të njëjtin trend. Sipas tij, tregu ynë duhet të përfitojë nga kjo situatë.
“Shpresojë që Shqiperia të mos ndjekë të njëjtin trend si Mal i Zi dhe Kroacia në rritjen e çmimeve. Deri tani ka nje rritje të lehtë që është brenda kostove, 10-15%, por mbetet për tu parë në ditët ne vijim, atëherë kur është dhe piku i sezonit. Por rritja çmimeve lidhet edhe me zhvlersimin e euros. Ajo që po shohim është që pagesat po kërkohen në lekë, duke e bërë monedhën eruopiane një monedhë jo më të preferuar. Në këto kushte çdokush kërkon që të mbrohet nga zhvlersimet e mëtejshme ndaj dhe ka një rritje të lehtë të çmimeve”, tha Lama në emisionin E-ZONE.
Operatorët turistikë kanë pritshmëri se ky sezon veror do të jetë edhe më i mirë se një vit më parë. Tashmë gjeografika e turistëve është e larmishme dhe po vijnë nga çdo vend i botës, kryesisht Europës.
Por përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka bllokuar charterat nga Izrael drejt Shqipërisë.
“Nga e premtja aeroporti i Tel Avivit është i mbyllur. Unë kisha disa grupe turistësh që i prisja nga ky vend, por për shkak të luftës kemi një bllokim të situatës. Për herë të parë këtë vit ishin planifikuar 11 udhëtime në javë për nga Izraeli këtë sezon veror, për shkak të interesit në rritje të turistëve nga ky vend, por tensionet e krijuara duket se do të sjellin një bllokim me një afat të paparashikuar gjatë këtij sezoni”, tha Lama.
/vizionplus.tv