E Hënë, 2 Nëntor 2026

Makina përfshihet nga flakët në aksin Levan-Tepelenë, shpëton mrekullisht familja

Një automjet është përshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në vendin e quajtur “ Kthesa e Fratarit” përgjatë aksit kombëtar Levan-Tepelenë.

Në të po udhëtonte një familje, një çift bashkëshortësh dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.

Sipas burimeve, drejtuesi ka dëgjuar një zhurmë  të fortë në pjesën e poshtme të mjetit dhe ka ndaluar menjëherë në anë të rrugës.

Menjëhere ai ka nxjerrë jashtë mjetit bashkëshorten dhe fëmijët, vetëm pak çaste para se të  përfshihej totalisht nga flakët.

Zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit , por automjeti është shkrumbuar totalisht. Për disa minuta, rruga nacionale u bllokua, duke krijuar trafik të rënduar dhe panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik, por grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Falë gjakftohtësisë së shoferit, u shmang një tragjedi e mundshme dhe familja shpëtoi mrekullisht pa asnjë lëndim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›