E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik/ Thirrje për mjekë e infermierë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin! Ja kur nisin aplikimet

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hapur thirrjen për aplikim për mjekë dhe infermierë, për angazhim në qendrat shëndetësore të zonave turistike gjatë sezonit veror 2026.

Pozicionet e kërkuara janë për mjekë e infermierë dhe aplikimet duhet të dorëzohen duke filluar nga sot (20 prill) deri më 27 prill, nga ora 08:00-16:30 pranë Drejtorisë së Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Aplikantët duhet të kenë formularin e aplikimit, CV, kopje të dokumentit të identifikimit, diplomë dhe licencë profesionale (të detyrueshme), librezë pune dhe dokumente të tjera (opsionale).

Kjo thirrje vjen në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik dhe forcimit të kapaciteteve të shërbimit shëndetësor në të gjithë vendin për të garantuar mbulim të plotë për qytetarët e turistët.

Njoftimi i Ministrisë:

Forcojmë shërbimet shëndetësore për sezonin turistik 2026

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, ka hapur thirrjen për aplikim për mjekë dhe infermierë, për angazhim në qendrat shëndetësore të zonave turistike gjatë sezonit veror 2026.

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, Ministria vijon të forcojë kapacitetet e shërbimit shëndetësor në të gjithë vendin, me fokus të veçantë në zonat me fluks të lartë vizitorësh, duke garantuar akses të shpejtë dhe cilësi në kujdesin shëndetësor për qytetarët dhe turistët.

Pozicionet e hapura:

  • Mjek
  • Infermier

Afati i aplikimit:
20.04.2026 – 27.04.2026 (08:00 – 16:30)

Aplikimi dorëzohet në:
Drejtoria Qendrore e OSHKSH, Rr. “Marubi”, Laprakë, Tiranë

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Formular aplikimi
  • CV
  • Kopje ID
  • Diplomë (e detyrueshme)
  • Licencë profesionale (e detyrueshme)
  • Librezë pune dhe dokumente të tjera (opsionale)

Kjo thirrje është pjesë e angazhimit të Ministrisë për të garantuar mbulim shëndetësor të plotë gjatë sezonit veror, si dhe për të mbështetur profesionistët e shëndetit në ofrimin e shërbimeve cilësore në terren.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›