E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Deputetë të Melonit vizitojnë kampin e Gjadrit: Erdhëm për të dëshmuar se qendra funksionon me kapacitet të plotë

Përfaqësues të partisë qeverisëse në Itali “Fratelli d’Italia” kanë vizituar këtë të hënë qendrën pritëse të emigrantëve në Gjadër të Lezhës, për tu njohur nga afër me mënyrën si operon kjo qendër, në kuadër të marrëveshjes së menaxhimit të emigrantëve Itali-Shqipëri.

Deputetja Sara Kelany, përgjegjëse për çëshjet e emigracionit në “Fratelli d’Italia”, foli për mediat pas vizitës dhe sqaroi se kjo qendër funksionon plotësisht, gjë që e dëshmuan edhe gjatë vizitës.

“Kemi ardhur këtu për të dëshmuar se këto qendra aktualisht funksionon me kapacitet të plotë dhe ka subjekte që kanë kaluar nëpër to. Deri më sot, afërsisht 536 subjekte janë riatdhesuar, të tjerëve u është vërtetuar ndalimi. Ne erdhëm këtu pikërisht për të dëshmuar funksionimin efektiv të QPR-së në Shqipëri.”

Pjesë e delegacionit që vizituan qendrën në Gjadër janë figura të rëndësishme të politikës italiane dhe përfaqësues të tjerë të niveleve drejtuese në parlament.

Vizita vjen në një moment kur çështja e emigracionit dhe menaxhimi i tij mbetet një ndër temat më të diskutuara në nivel rajonal dhe evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›