E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni turistik, tragetet lundrime të dyfishta nga Porti i Durrësit

TIRANË, 10 korrik/ATSH/ Sezoni veror hyn në fazën e tij më intensive dhe Porti i Durrësit vijon të përshtasë operacionet edhe me ritmet e larta të lëvizjes së udhëtarëve.

Autoriteti Portual Durrës informoi sot se duke nisur nga kjo fundjavë, tragetet e linjave drejt Italisë dhe anasjelltas do të operojnë me lundrime të dyfishta, një organizim që mundëson përballimin e fluksit të shtuar të sezonit dhe garantimin e vijimësisë pa problematika të shërbimeve portuale.

Me koordinim të plotë ndërmjet të gjitha strukturave operacionale, Porti i Durrësit mbetet i angazhuar për të siguruar një proces të organizuar, efikas dhe sa më të lehtë për mijëra udhëtarë e automjete që zgjedhin portin gjatë kësaj periudhe.

Lundrimet e dyfishta synojnë menaxhimin e flukseve të larta të sezonit veror dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe vizitorëve që udhëtojnë përmes linjave detare Shqipëri–Itali.

Porti i Durrësit mbetet një pikë kyçe për udhëtimet detare të qytetarëve dhe turistëve, duke ofruar lehtësi në udhëtim dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve portuale.

1 nga 3

/k.s/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›