“Shahu ka shtëpinë e tij”, Rama: Mbështetje e re për përhapjen e tij në shkolla

schedule21:08 - 6 Nëntor, 2026
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook” një hap të ri në mbështetje të komunitetit të shahut në Shqipëri.
Ai pohoi se do të ketë një buxhet të dedikuar për zgjerimin e mësimit dhe praktikimit të shahut në sa më shumë shkolla të vendit.
“Shahu ka shtëpinë e tij”, shkruan kryeministri, duke theksuar rëndësinë e këtij sporti në zhvillimin e mendimit dhe aftësive intelektuale të të rinjve. Nisma synon të rrisë praninë e shahut në institucionet arsimore dhe të mbështesë të apasionuarit.
“Një hap i rëndësishëm për komunitetin shahistik dhe një mbështetje e re për shahun në shkolla, me buxhet të dedikuar për ta shtrirë në sa më shumë shkolla të vendit🏫🇦🇱 Më shumë shah, më shumë mendje të mprehta”, shkruan Rama.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!


