E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shega gati për vjelje – Vit i mbarë në prodhim. Sfidë mbetet fuqia punëtore

Prodhimi i shegës është i mbarë këtë vit. Frutat janë pjekur plotësisht dhe janë gati për vjelje. Beqir Gjika është një nga fermerët më të mëdhenj që kultivon këtë kulturë në Gjirokastër, me një sipërfaqe prej 2 hektarësh të mbjella me shegë.

“Shega pothuaj është gati dhe ka marrë skuqjen e saj dhe ka filluar të plasaritet dhe është momenti që të këputet. Prodhimkëtë vit është më i madh se vitin e kaluar, gati dyfishi”, u shpreh ai.

Megjithatë, një nga problematikat më shqetësuese në këtë periudhë mbetet sigurimi i fuqisë punëtore për vjeljen, si dhe gjetja e një tregu të qëndrueshëm për shitjen e prodhimit.

“Mangësitë që ne hasim është fuqia punëtore, sidomos subvencionimi nga drejtoria e bujqësisë dhe tregu që hasim probleme. Kërkoj krah pune për vjelje”, tha ai.

Fermeri kultivon dy varietete të shegës, të cilat janë përshtatur mirë me klimën dhe tokën e zonës, duke dhënë rendimente të larta dhe cilësi të mirë fruti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›