E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet objekti 4-katësh pa leje te Parku i Liqenit

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i bashkisë së Tiranës prishi sot një objekt katërkatësh pa leje në zonën e Liqenit Artificial, duke ekzekutuar vendimin pas përfundimit të një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se tetë vite.

Sipas IMT-së, objekti ishte konstatuar në vitin 2018 pa dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor dhe ishte skualifikuar edhe nga procesi i legalizimit. IMT nxori vendimin për prishjen e tij më 22 janar 2018, i cili u kundërshtua në gjykatë, kërkesëpadi e cila u rrëzua nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë.

Më 24 qershor 2026, Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi këtë vendim, duke i hapur rrugë ekzekutimit të vendimit të sipërcituar.

Ndërhyrja e sotme liron një pjesë të Parkut të Liqenit të Tiranës nga një ndërtim pa leje.

IMT të vijojë zbatimin e vendimeve për mbrojtjen e territorit dhe të hapësirave të gjelbra të qytetit.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›