E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet ura në Indi, humbin jetën 9 persona

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ure mbi një lumë në shtetin perëndimor Gujarat të Indisë.

Ministri i Shëndetësisë së Gujaratit, Rushikesh Patel, tha se disa mjete ranë në lumin Mahisagar kur një pjesë e urës Gambhira u shemb të mërkurën në mëngjes.

Ura, që ndodhet në distriktin Vadodara të këtij shteti, ishte ndërtuar në vitin 1985, shtoi Patel.

Anil Dhameliya, një zyrtar i lartë civil, u tha gazetarëve se të paktën nëntë trupa janë gjetur, ndërsa pesë të tjerë ishin plagosur në këtë ngjarje.

“Operacionet e shpëtimit janë në vazhdim”, tha ai.

Kryeministri Narendra Modi e quajti aksidentin “thellësisht tronditës” dhe u shprehu ngushëllimet familjeve të viktimave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›