Aksident i rëndë në Lezhë, automjeti përplaset me kamionin e mbetjeve urbane, në gjendje kritike shoferi

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër te kryqëzimi i parë në hyrje të Lezhes. Ngjarja u regjistrua rreth orës 01:00 pas mesnate.
Automjeti i firmës së pastrimit të mbetjeve urbane është përplasur me një mjet taxi dhe për pasojë shoferi i kësaj të fundit mbeti i bllokuar në makinë për disa minuta.
Burime nga vendgjarja bëjnë me dije se shoferi i taksisë është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendgjarje dhe po mbledh prova materiale për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti./vizionplus.tv