Shëndeti mendor, të prekur edhe mosha të reja dhe emigrantë
Janë 800 pacientë me probleme të shëndetit mendor të cilët rezultojnë të marrin sistematikisht mjekimin pranë qendrës komunitare të rehabilitimit të shëndetit mendor në qytetin e Vlorës. Tashmë pranë kësaj qendre, e cila funksionon prej dy vjetësh, është gjithë sistemi i specializuar përfshi dhe atë ambulator, prej 13 punonjësish, për ti ardhur nw ndihmw këtij komuniteti. Synimi vijon të jetë rehabilitimi në kushte familjare dhe reduktimi i shtrimit në spitalin psikiatrik. Mjekja psikiatre Lenie Hysaj pohon se qendra po vijon normalisht në dhënien e shërbimeve, dhe përveç personave të kartelizuar, pranë saj ka të tjerë pacientë që paraqiten për ndihmë.Sipas Hysaj temperaturat e larta ndikojnë ngacmime te këta pacientë dhe ky sezon shton vëmendjen për ta nga ana e personelit mjeksor. Mjekwt bwjnw apel pwr më tepër vëmendje nga shoqëria për kategori të tilla, pasi vetëm me bashkëpunim mund të krijohen mundësi për rehabilitimin e tyre. Për të sëmurët më rëndë, ka trajtime më specifike, ndërsa vetëm nëse të sëmurët paraqesin shfaqje të rënda, ata dërgohen pranë spitalit psikiatrik. Siç mësohet periudha në vijim, ku kanë patur ndikim ditët e verës, ka shtuar numrin e vizitave dhe marrjen e shërbimeve në qendër. Veç personave të kartelizuar që marrin shërbime në mënyrë sistematike, pohohet se ka një shtim të moshave të reja, apo edhe emigrantëve, të cilët kërkojnë ndihmën e mjekëve të kësaj qendre.