E Diel, 1 Nëntor 2026

Shënoi golin e fundit përballë tifozëve, stadiumi në këmbë për Xhemi Vardin

Xhemi Vardi luajti sot ndeshjen e fundi në “shtëpi’ përballë tifozëve të Leisterit.

Njeriu i cili bëri historinë me “Hirushen” duke festuar edhe një titull kampion, sot ka shënuar golin e tij të 200 me fanelën e Leisterit në ndeshjen e tij të 500-të.

Ai u zëvendësua në minutën e 80-të, dhe në këtë moment shokët e skuadrës krijuan një tunel, ku duartrokitjet e publikut ishin të gjtiha për sulmuesin.

Leisteri fitoi 2 me 0 ndeshjen ndaj Ipsuiç, që ishte e vlefshme për javën e parafundit të Premier Ligë. Të dyja skuadrat do të jenë pjesë e Championship në edicionin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›