E Diel, 1 Nëntor 2026

Shifrat e INSTAT bien me10 punimet ne infrastrukture

TIRANE- Tremujori i dyte ende nuk ka asnje shifer zyrtare lidhur me ndryshimin e Prodhimit te Brendshem Bruto por nje pasqyre e hollesishme lidhur me ecurine e ekonomise ne kete periudhe te 2011-es e japin statistikat afatshkurtera sektoriale.

Shifra e afarizmit ne ndertim e vleresuar me cmime fikse pasi i eshte bere korrigjimi perkates me Indeksin e Kushtimit ne Ndertim rezulton te jete rritur 2 per qind krahasuar me te njejtin tremujor te vitit paraardhes ndersa krahasuar me tremujorin e pare te 2011-es eshte rritur 26.9 per qind sipas INSTAT-it. Por ne te njejten kohe volumi i punimeve civile inxhinierike eshte ulur 9.7 per qind krahasuar me tremujorin e dyte 2010. Nga ana tjeter numri i te punesuarve ne sektorin e ndertimit eshte ulur me 10.4 per qind ne tremujorin e dyte 2011 krahasuar me tremujorin e dyte 2010 ndersa ne te njejten kohe pagat e punonjesve jane ulur me 7.8 per qind.

ENERGJETIKA
Shifra e afarizmit ne tremujorin e dyte 2011 vleresuar me cmime fikse ne sektorin e energjise elektrike furnizimit me gaz avull dhe uje eshte ulur 4.5 per qind krahasuar me tremujorin e meparshem. Krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare shifra e afarizmit ne tremujorin e dyte 2011 rezulton te jete ulur 22.6 per qind. Krahasuar me tremujorin e katert te vitit te meparshem numri i te punesuarve ne kete sektor eshte ulur 3.8 per qind ndersa pagat e tyre jane ulur 11.9 per qind.

INDUSTRIA
Sa i perket industrise ne total volumi i prodhimit industrial eshte ulur 7 per qind ne tremujorin e dyte 2011 ndaj tremujorit te pare 2011 ndersa krahasuar me tremujorin e njejte te vitit te meparshem ulja eshte edhe me e madhe 24.8 per qind.
Ne industrine nxjerrese shifra e afarizmit krahasuar me tremujorin e njejte te vitit te meparshem eshte rritur 55.3 per qind dhe volumi i prodhimit industrial ka nje 49.4 per qind krahasuar me mesin e vitit 2010. Edhe numri i te punesuarve ne sektorin e industrise nxjerrese ne tremujorin e dyte 2011 ka nje rritje prej 10.6 perqindesh krahasuar me tremujorin paraardhes kurse pagat jane rritur 13.7 per qind gjate te njejtes periudhe krahasuar me tremujorin e meparshem.
Por krahasuar me tremujorin e dyte te vitit 2010 numri i te punesuarve ulet 2.3 per qind dhe pagat rriten me 9.6 per qind. Ne industrine perpunuese volumi i prodhimit industrial ne tremujorin e dyte 2011 eshte rritur minimalisht me 1.8 per qind krahasuar me tremujorin pararadhes nderkohe qe krahasuar me tremujorin e dyte 2010 rritja eshte 13.4 per qind. Numri i te punesuarve ne industrine perpunuese ulet 0.3 per qind ne tremujorin e dyte 2011 krahasuar me tremujorin paraardhes. Pagat e paguara te punesuarve ulen 0.7 per qind krahasuar me te njejten periudhe. Krahasuar me tremujorin e pare te vitit te meparshem numri i te punesuarve rritet 0.6 per qind dhe pagat rriten 4.4 per qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›