E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr brenda IKMT-së, kunati i Ergys Agasit dhe tre persona të tjerë dhunojnë Fatmir Metën

Një incident i rëndë është regjistruar në ambientet e Inspektorati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku është dhunuar drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta.

Meta është sulmuar nga Klesti Çela, drejtori i Mjedisit në IKMT dhe njëkohësisht kunati i Ergys Agasit, së bashku me tre persona të tjerë.

Sipas raportimeve, konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave.

Pas debatit fillestar, një ditë më pas, situata ka degraduar në dhunë fizike me tyta pistolete, brenda ambienteve të institucionit.

Raportohet se pas incidentit, Çela i ka kërkuar dorëheqjen drejtorit të IKMT, Afrim Qendro.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga IKMT, nga palët e përfshira apo Policia.

Kujtojmë se, Fatmir Metaj nuk është një emër i panjohur për publikun dhe organet e dretjësisë. Kur

Në vitin 1998, kur ishte kreu i komisariatit të Tropojës, emri i tij u lakua edhe në dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit, pasi automjeti që u përdor në vrasjen e deputetit, ishte në pronësi të tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›