Sherr brenda ambienteve të IKMT, drejtori i Mjedisit dhunon fizikisht zyrtarin

Një konflikt i nisur fillimisht në formë verbale ka përfunduar në dhunë fizike brenda ambienteve të Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Sipas burimeve, përplasja mes zyrtarit Fatmir Meta dhe Klesti Çela ka nisur një ditë më parë me debate verbale. Ndërsa ditën e sotme situata është përshkallëzuar, ku Meta pretendon se është dhunuar fizikisht nga Klesti Çela, drejtor i Mjedisit në IKMT, së bashku me disa persona që e shoqëronin.
Pas ngjarjes, Fatmir Meta ka bërë kallëzim penal në Komisariati Nr. 2 në Tiranë, ku pritet të hetohen rrethanat dhe shkaqet e konfliktit.
Policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes, ndërsa priten veprime të mëtejshme procedurale lidhur me rastin.
/rtsh.al/