E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr me grushta në takimin përmbyllës të Berishës në Elbasan

Një përplasje fizike ka ndodhur mrbëmjen e sotme në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në Elbasan.

Sherri mes grupeve ndodhi në hyrje të stadiumit “Elbasan Arena”, ndërsa PD kishte organizuar mitingun përmbyllës ku i panishëm ishte edhe kryedemorkati Sali Berisha.

Në video dallohet një grup personash, kryesisht të veshur me rroba të zeza, të cilët përleshen me disa persona të tjerë, në hyrje të stadiumit “Elbasan Arena”.

Është e paqartë se çfarë ka ndodhur dhe kush janë personat e përfshirë. Por burimet nga vendngjarja pohojnë se një grup të rinjsh pas mbylljes së takimit të Berishës kanë qënë duke u përgatitur të hedhin fishekzjarre, ndërsa pretendojnë se janë fyer nga roja i stadiumit.

Kaq ka mjaftuar që mes të rinjve dhe grupit në hyrje të stadiumit të nisë përleshja. Gjithësesi deri më tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga policia e Elbasanit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›