E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr me thikë mes 4 personash në Korçë, 1 i plagosur

Një konflikt mes katër personave ka përfunduar me përdorimin e thikës në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë servisi në lagjen nr. 10, ku përplasja mes të përfshirëve ka degjeneruar në dhunë fizike.

 Si pasojë, njëri prej personave është plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se edhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt kanë pësuar dëmtime, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka ndodhur një konflikt fizik midis disa shtetasve. Si pasojë e konfliktit, janë dëmtuar 3 prej tyre (njëri prej të cilëve me mjet prerës gërshërë) të cilët u dërguan për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në ambientet e Komisariatit ndodhet i shoqëruar një shtetas, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›