Sherr mes të miturve në Korçë, 13-vjeçari godet me sende të forta adoleshentin, përfundon në spital

Një sherr mes të miturve në Korçë ka përfunduar me plagosjen e një 16-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë, në lagjen nr.të të qytetit.
Sipas policisë, një 13-vjeçar për motive të dobëta ka goditur me sende të forta një 16-vjeçar.
Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa për 13-vjeçarin ka nisur hetimi në gjendje të lirë.
Policia lokale nuk ka dhënë më shumë detaje për ngjarjen./vizionplus.tv