E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri i dhunshëm pranë gjimnazit, arrestohen dy të rinj! Procedohen edhe 5 nxënës

Dy të rinj janë arrestuar nga policia lidhur me sherrin e dhunshëm mesditën e djeshme në afërsi të Gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër.

Në pranga kanë rënë të rinjtë me iniciale K. Th., 24 vjeç, dhe D. K., 19 vjeç, ndërsa filloi procedimi penal për pesë shtetas të mitur (4 prej tyre 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar).

“Këta shtetas, në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe si pasojë, kanë pësuar dëmtime të lehta dy shtetas të mitur 17-vjeçarë”, informuan blutë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›