Të dehur në timon, 11 drejtues mjetesh në pranga

Policia Rrugore ka shtuar masat e kontrollit gjatë fundjavës, përmes monitorimeve intensive me radarë, poliscanë dhe alkooltestues.
Policia i bën thirrje qytetarëve që të ndalojnë drejtimin e automjeteve dhe motomjeteve nën ndikimin e alkoolit, dhe më keq akoma në gjendje të dehur, në nivele që variojnë nga 0.78 mg/l deri në 1.58 mg/l.
Sipas Policisë, nga monitorimet e kryera janë vënë në pranga 11 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë pezulluar 39 lejedrejtimi, dhe janë vendosur 123 masa administrative për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
“Mos rrezikoni jetën tuaj, të pasagjerëve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Shijoni fundjavën, por nëse konsumoni alkool dhe jeni drejtues automjeti ose motomjeti, mos nisni udhëtimin drejt banesës, por përdorni mjetet e transportit public për të arritur në destinacion në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftim.