E Martë, 3 Nëntor 2026

Sherri mes kandidatëve socialistë në Whatsapp, Rama e Balla qetësojnë situatën: Tregoni maturi përballë fitores

Të enjten kur numërimi i votës së kandidatëve në Parkun Olimpik po progresonte, ethet e kandidatëve shpërthyen në grupin Whatsapp të kandidatëve socialistë të Tiranës

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu është njohur me komunikimet në këtë grup ku fillimisht drejtuesi i diasporës në PS, Taulant Balla ka siguruar kandidatët se çdo votë do të numërohet me korrektësinë maksimale.

Ai u ka kujtuar ndëshkimet ligjore për numëruesit nëse tjetërson vullnetin e votuesve.

Më pas ka komentuar me plot shqetësim një kandidat nga lista e hapur i cili synonte një mandat të dytë dhe në fakt e fitoi “ndeshjen” në minutë të fundit.

Komenti më i ashpër ka ardhur nga një kandidate femër e njohur për sportivitetin në jetën e përditshme por irritimi i saj dukej qartë.

“I kam gati emrat për kallëzim penal të atyre që kanë prekur votën time”, ka shkruar ajo.

Të dy këto mesazhe më pas janë fshirë nga moderatori i grupit një prej bashkëdrejtuesve politik të Tiranës.

Ka ndërhyrë Edi Rama përmes një mesazhi zanor ku kërkon qetësi dhe maturi përballë fitores dhe ka kërkuar qetësi në procesin e numrit të votës së kandidatëve nga diaspora.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›