E Martë, 3 Nëntor 2026

Votimi nga jashtë, Celibashi: Përfundon numërimi për kandidatët në qarqet Kukës, Shkodër e Dibër

TIRANË, 19 maj/ATSh/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri të ditur sot se deri tani ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga jashtë për kandidatët që janë në listë të hapur në 3 qarqe.

Celibashi informoi se numërimi i votave të kandidatëve në listë të hapur ka përfunduar tashmë për qarqet Kukës, Shkodër dhe Dibër.

Ndërkohë ai theksoi se numërimi dhe vlerësimi votave për kandidatët që i janë nënshtruar votimit parapëlqyes vijon në 9 qarqe.

Konkretisht, Celibashi theksoi se po vijon numërimi në qarqet: Durrës, Tiranë, Fier, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Berat, Gjirokastër dhe Korçë.

Numërimi i votave të diasporës ka përfunduar po ashtu edhe për subjektet politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

1 nga 2

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›