E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sherri mes kunatit të Ergys Agasit dhe Fatmir Metës, çfarë thotë IKMT në reagimin zyrtar

Dy drejtorët e IKMT-së, Klesti Çela dhe Fatmir Meta janë pezulluar nga detyra.

Vendimi u mor pas konfliktit fizik mes tyre, brenda ambienteve të IKMT-së.

Reagimi zyrtar i IKMT:

Ka reaguar gjithashtu edhe Inspektoriati i Përgjithshëm:

“Asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Pas ngjarjes së ndodhur, Inspektorati i Përgjithshëm ka marrë menjëherë masat administrative dhe ligjore ndaj personave të përfshirë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga IKMT, strukturat përgjegjëse të Inspektoratit të Përgjithshëm kanë nisur verifikimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie.

Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut.

Inspektorati i Përgjithshëm do të vijojë të informojë publikun dhe mediat mbi ecurinë e procedurave”.

Klesti Çela është kunati i Ergys Agasit. Vetë Agasi është në kërkim për skandalin e AKSHI-t.

Sipas burimeve nga brenda institucionit, përplasja ka ardhur pas një debati verbal të ndodhur një ditë më parë mes Metës dhe Çelës, aktualisht drejtor i Mjedisit, për depozitimin e dherave në zonat përreth Tiranës.

Burimet bëjnë me dije se Meta kishte ndërmarrë masa për bllokimin e mjeteve të disa subjekteve që dyshohet se shkarkonin dhera në mënyrë të paligjshme. Kjo situatë dyshohet se ka krijuar tensione mes palëve, të cilat kanë degjeneruar në përplasje fizike brenda ambienteve të institucionit.

Klesti Çela ishte drejtor për Mjedisin në IKMT, ndërsa Fatmir Meta drejtor për Ekzekutimin e Vendimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›